Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mirëpriti në një vizitë zyrtare Drejtoreshën e Përgjithshme të Administratës Penitenciare të Belgjikës, znj. Mathilde Steenbergen
Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Adriatik Kupi, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira, në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës për sistemet penitenciare .
U trajtuan gjithashtu sfidat dhe fenomenet që hasen në këto sisteme, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe adoptimit të qasjeve bashkëkohore për rritjen e efikasitetit institucional.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe në avancimin e bashkëpunimit, në funksion të modernizimit të sistemit penitenciar .
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.