» Marrëveshje Bashkëpunimi
Postuar më: 10/04/2026

Marrëveshje Bashkëpunimi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të riintegrimit të shtetasve në konflikt me ligjin .
Sot, Drejtori i Përgjithshëm, Adriatik Kupi, nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, me fokus riaftësimin dhe rikthimin e tyre në shoqëri, si dhe parandalimin e recidivizmit .