Llojet e veprave që kane kryer

Gratë në Institucionet Penale

Në Shqipëri janë dy IEVP të kategorizuara si institucione që kanë një seksion për gratë, Ali Demi (325) dhe Jordan Misja (313).

Në IEVP Ali Demi janë gjithsej 102 gra. Niveli arsimor i grave të dënuara është: 72 gra janë me arsim 8 vjeçar; 18 gra kanë mbaruar arsimin e mesëm; 8 gra janë me arsim 4 vjeçar; 3 gra janë analfabete; 1 grua ka mbaruar arsimin e lartë;

Në IEVP Jordan Misja sipas statistikave të muajit shkurt 2009 ndodhen 45 gra. Në muajin mars është rritur numri i të paraburgosurave me 2 gra.

Niveli arsimor i grave në këtë institucion është: 16 gra janë me arsim 8 vjeçar; 13 gra janë analfabete; 8 gra kanë ndërprerë arsimin e mesëm në vitin e II të shkollës së mesme; 6 gra me arsim të mesëm; 1 grua me arsim fillor; 1 grua me arsim të lartë.

Llojet e Veprave Penale që Kanë Kryer

Dinamika e llojeve të veprave penale të kryera nga gratë është si më poshtë:

IEVP Ali Demi: 46 gra të dënuara për vrasje (ose tentative vrasjeje);
7 gra për vjedhje me armë;
23 gra për kultivim dhe trafik i bimëve narkotike;
12 gra për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me të mitur;
3 gra për trafikim të miturve;
8 gra për mashtrim;
1 grua për fallsikim monedhash.

Nga këto 8 gra janë recidiviste.

IEVP Jordan Misja: 8 gra kanë shkelur ligjin 113;
8 gra kanë shkelur ligjin 25;
6 gra kanë shkelur ligjin 76;
5 gra kanë shkelur ligjin 134;
4 gra kanë shkelur ligjin 283;

Nga këto 5 gra janë recidiviste.