» Kontroll për sende të ndaluara në IEVP Fier
Postuar më: 25/05/2026

Kontroll për sende të ndaluara në IEVP Fier

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë zhvilluar në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”.
Për rastin u mbajt raport incidenti dhe i dënuari u dërgua në veçim, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave përkatëse