Drejtori i Pëgjithshëm i Burgjeve Z.Admir Abrija në aktivitetin e zhvilluar nga Këshilli i Europës në ambjentet e DPB-së shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, këtë herë në sektorin e Qendrës së Trajnimeve duke investur në infrastrukturën akademike ashtu edhe në atë materiale, duke futur një program të qëndrueshëm trajnimi, duke përmirësuar metodologjinë e tij të mësimdhënies në përputhje me Rregullat Europiane të Sistemit të Burgjeve.
Në kuadrin e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Europës do të mundësohet zbatimi i një kurrikule të rishikuar gjerësisht dhe metodologjisë së re, duke përfshirë platformat online, për 4500 punonjës të burgjeve. Paisjet e dhuruara përbëhen nga : smartboard interaktiv dhe PC, kamera profesionale etj, në vlerën prej 22 mijë euro, të sigura nga BE-ja dhe Këshilli i Europës – Instrumenti Horizontal II, e cila është pjesë e asistencës së vazhdueshme drejt efektivitetit dhe qëndrueshmërisë së Qendrës së Trajnimit.
Falenderojmë BE-në dhe Këshillin e Evropës për mbështetjen edhe kontributet e vazhdueshme ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.