» Koncert festiv me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit
Postuar më: 28/11/2018

Koncert festiv me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit

Në kuadër të vazhdimësisë së festave të zhvilluara pranë I.E.V.P Fier për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve, ditën e Mërkurë më datë 28.11.2018 ora 11:00 deri në orën 13:00 u organizua një koncert festiv me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit.

Të përfshirë në këtë aktivitet ishin rreth 250 të dënuar e të paraburgosur.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin aktorët e Teatrit të Bylis Fier si: Pëllumb Kulla (aktor e regjizor), Xhulieta Kulla, Llazar Pove, Oltion Ospingori, Petrit Xhelili, Marjeta Cakalli, Fatmir Xhelili, Arqile Lipe, Tedi Llupi, Klajdi Marku, Hateme Ruzhdija, Astrit Hasani, Elona Mamo dhe Petrit Hysa; Këngëtarët Ranita Pipi, Anesti Cuko si edhe Dj. Ervis Rumbaro

Të ftuar në këtë aktivitet kulturor ishin edhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si Z. Lefter Maliqi – Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve; Z. Erion Semani – Drejtor i Cështjeve Ligjore, Sociale dhe Shëndetësisë në DPB; Z. Bardhyl Kacori – Drejtor i Policisë së Burgjeve si edhe Z. Kamber Hoxha.

Pas përshëndetjes dhe falenderimit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti nga Drejtori i Institucionit Z. Arjan Hasani dhe Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Lefter Maliqi, aktiviteti u pasua me këngë e valle popullore dhe nga aktrime të ndryshme nga aktorët e mirënjohur të teatrit të Fierit Bylis. Në këto aktivitete u përfshinë edhe të dënuarit dhe stafi i institucionit.