DPB ka ndjekur me shqetësim pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan në datë 20.09.2022, ku shfaqej një punonjës i shërbimit civil në zyrën e gjendjes gjyqësore në DPB, i cili përkundrejt ryshfetit pajis një qytetar me vërtetim të gjendjes gjyqësore duke pasqyruar të dhëna të rremë, vërtetim i lëshuar jashtë platformës e-albania, rast për të cilin ju informojmë:
Lidhur me situatën ligjore të personit ndaj të cilit është lëshuar vërtetimi i gjendjes gjyqësore i cili është dhe denoncues i rastit, sqarojmë se:
Shtetasi në fjalë ka përfunduar dënimin e caktuar përmes vendimeve të mësipërme në datë 14.01.2017 si rrjedhoje e përfitimit si ulje të pjesës së mbetur të dënimit nga zbatimi i ligjit 141/2016 “Për dhënie amnistie”.
Lidhur me ketë ecuri burgimi, ndaj shtetasit në fjalë nga DPB janë lëshuar dokumente të rregullta si vërtetim i periudhës së burgimit si dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore deri në episodin e shfaqur në emisionin investigativ.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve në sistemin e burgjeve, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.
Duke marrë shkas edhe nga ky rast, DPB është duke i propozuar Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në aktet rregullative për hartimin e procedurave standarde të punës sa lidhet me administrimin e regjistrit të gjendjes gjyqësore.
Ju faleminderit!
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.