» Komisioni parlamentar zhvillon vizitë monitoruese në IEVP Burrel
Postuar më: 22/07/2026

Komisioni parlamentar zhvillon vizitë monitoruese në IEVP Burrel

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes zhvilloi një vizitë monitoruese në IEVP Burrel, me pjesëmarrjen dhe të përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë takimit u diskutua mbi monitorimin e kushteve të sigurisë, administrimin institucional dhe trajtimin e personave të privuar nga liria, në përputhje me standardet ligjore dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Vizita shërbeu për të vlerësuar zbatimin e praktikave institucionale, funksionimin e institucionit dhe masat e ndërmarra për garantimin e një trajtimi dinjitoz dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për personat e privuar nga liria.