» Klevis Qose takon Ledi Imeraj, fokusi në inovacionin dhe shëndetin mendor të punonjësve
Postuar më: 17/02/2025

Klevis Qose takon Ledi Imeraj, fokusi në inovacionin dhe shëndetin mendor të punonjësve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti në zyrën e tij znj. Ledi Imeraj për të diskutuar mbi inovacionin dhe modernizimin në kuadrin e Nuklit të Inovacionit dhe Ekselencës për Ministrinë e Drejtësisë.

Në takim u trajtuan idetë dhe projektet inovative të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin dhe matjen e performancës së institucionit.

Një nga çështjet kryesore që u ngrit ishte nevoja për një strategji të mirëfilltë për shëndetin mendor të punonjësve në regjimin e brendshëm, të cilët përballen me sfida të mëdha. Theksohet rëndësia e krijimit të mekanizmave mbështetës për mirëqenien e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi se inovacioni nuk kufizohet vetëm te teknologjia, por është mbi të gjitha një qasje e re mendësie me fokus kujdesin për njerëzit. Në këtë kontekst, shëndeti mendor duhet të jetë pjesë e kësaj qasjeje inovative.

Palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve për të vënë në zbatim këto qasje inovative dhe të qëndrueshme.