Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Burgjeve. Në takim ishte i pranishëm edhe komandanti i burgut të Gjaderit, i cili ndau pikëpamjet dhe sugjerimet e tij mbi përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në institucione.
Gjatë diskutimeve, në fokus ishin kushtet e punës së punonjësve, rritja e sigurisë në sistemin penitenciar dhe mbështetja ndaj stafit të policisë së burgjeve. Z. Qose theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe u angazhua të punojë për zgjidhje konkrete që përmirësojnë mirëqenien dhe efikasitetin e këtij sektori të rëndësishëm.
Përfaqësuesit e sindikatës dhe komandanti i burgut të Gjaderit vlerësuan hapësirën për dialog, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe institucionale.
“Dialogu dhe bashkëpunimi janë çelësi për të siguruar një mjedis më të mirë pune për policinë e burgjeve, e cila bën një punë të jashtëzakonshme çdo ditë,” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm.
Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut mes drejtuesve dhe stafit për një sistem penitenciar më të drejtë dhe të sigurt.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.