» Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë për Projektbuxhetin 2026
Postuar më: 18/11/2025

Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë për Projektbuxhetin 2026

Në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, së bashku me Drejtorin e Financës, z. Alket Malo, paraqitën dhe argumentuan projektbuxhetin e vitit 2026 për sistemin penitenciar.

Gjatë diskutimit theksuam domosdoshmërinë për një sistem më funksional dhe më të sigurt, si dhe për përmirësimin e kushteve për personat e dënuar dhe punonjësit e Shërbimit të Burgjeve. Në këtë kuadër, u prezantuan kërkesat kryesore buxhetore:
1. Financimi i Spitalit Forensik pranë I.P.M. Lezhë për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor, nën masë trajtimi të detyrueshëm me vendim gjykate.
2. Financimi nga AKSHI i tre projekteve të sigurisë, përfshirë:
• Sistemin DATANET;
• Sistemin e bllokimit të valëve për parandalimin e komunikimeve të paligjshme;
• Sistemin e Sigurisë Perimetrale për parandalimin e tentativave të arratisjes.
3. Rritjen e vlerës së shpërblimit për vështirësinë në punë, për shkak të natyrës së veçantë dhe riskut që mbart puna në sistemin penitenciar.

Drejtori i Përgjithshëm, z. Klevis Qose, kërkoi bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e deputetëve për mbështetjen e rritjes së buxhetit, si një domosdoshmëri për forcimin, modernizimin dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar.