» Kisha Katolike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me DPB për ngritje shpirtërore
Postuar më: 19/03/2025

Kisha Katolike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me DPB për ngritje shpirtërore

Gjendja e mirë shpirtërore e të burgosurve dhe paraburgosurve luan një rol të rëndësishëm në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri. Komunitetet e besimeve fetare ofrojnë mbështetje të veçantë në këtë drejtim, duke ndihmuar personat në konflikt me ligjin të gjejnë qetësi dhe shpresë për të ardhmen.

Në këtë frymë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, së bashku me Monsinjor Gjergj Metën dhe Padre Luigi Cannaton, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi që synon krijimin e një platforme të përbashkët për riaftësimin dhe riintegrimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. Kjo iniciativë fokusohet në ofrimin e asistencës shpirtërore dhe psiko-sociale, duke ndihmuar të burgosurit të kalojnë vështirësitë emocionale dhe të ndërtojnë një rrugë të re drejt një jete të qëndrueshme jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit.