» KËRKESË PËR MARRJE PROPOZIMESH PËR PROCEDURËN “DHËNIE TË SHËRBIMIT TË TREGTIMIT TË ARTIKUJVE USHQIMORË NË IEVP”
Postuar më: 05/03/2021

KËRKESË PËR MARRJE PROPOZIMESH PËR PROCEDURËN “DHËNIE TË SHËRBIMIT TË TREGTIMIT TË ARTIKUJVE USHQIMORË NË IEVP”

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) fton operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitet në fushën e shërbimit të tregtimit të artikujve ushqimorë për të konkurruar e ofertuar në procedurën “Dhënie të shërbimit të tregtimit të artikujve ushqimore në IEVP” në IEVP përkatëse.

Për vazhdimësinë e të këtij shërbimi ndaj të dënuarve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur procedurat dhe publikon ne faqen web të saj Dokumentat e Njoftimit për shprehje interesi e marrje propozimesh nga operatorët në treg të interesuar për kontraktimin e këtij shërbimi në vijim.

Për të tërhequr interesin tuaj bashkengjitur Dokumentat e Njoftimit, lidhur me këtë procedurë, dhe ndiqni udhezimet për të ofertuar sipas afateve të përcaktuara

Për cdo pyetje a paqartësi në lidhje me to, mund të na kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: informacioni@dpbsh.gov.al.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë procedurë konkurrimi.