Takimet me familjaret

Takimet e të dënuarve realizohen 4 herë në muaj në ambiente të posaçme, por me leje të titullarit të institucionit mund të bëhen edhe në ambiente të veçanta si stimul për të dënuarit me sjellje të mirë dhe që ndjekin programet e rehabilitimit dhe riedukimit.

Oraret e takimeve janë vendosur në bazë të programit të çdo institucioni. Zakonisht, takimet realizohen nga e hëna në të premte ora 08:30 – 15:00. Në disa institucione takime me familjarët zhvillohen edhe gjatë ditës së shtunë nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Takimet zgjasin rreth 30 minuta dhe për takime të veçanta me bashkëshortet/ët mund jepen 3 orë.

Per rezervime te takimeve mund të depozitoni kerkesen tuaj në adresat elektronike të publikuara më poshtë. Në përgjigje të kërkesës suaj do të njoftoheni me e-mail për orën dhe datën e saktë të takimit.