» Instituti i të Miturve Kavajë realizoi sot analizën 9-të mujore në lidhje me vizionin e saj bazuar në ecurinë e punës, arritjet, objektivat dhe sfidat
Postuar më: 07/10/2022

Instituti i të Miturve Kavajë realizoi sot analizën 9-të mujore në lidhje me vizionin e saj bazuar në ecurinë e punës, arritjet, objektivat dhe sfidat

Të pranishëm në prezantimin e analizës ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Abrija dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve Z. Rajta.

Përgjatë zhvillimit të analizës u relatua nga secili përgjegjës sektori, duke u ndalur në çdo veçori dhe element qelizor të funksionimit të IM Kavajë.

Ndërgjegjësimi, edukimi, besueshmëria, mosdiskriminimi dhe trajtimi i barabartë.

Rehabilitimi, ri-integrimi, arsimimi dhe kujdesi shëndetësor.

Mundësi punësimi, përfitim profesional dhe trajtim financiar.

Zbatimi me përpikmëri i akteve ligjore dhe nënligjore për te mitutit në konflikt me ligjin, për të implementuar tek ta dënimet alternative si forma më e mirë e drejtësisë restauruese.

Përmirësimi infrastrukturor në elementë të brendshëm dhe të jashtëm të institucionit.

Ndërthurja e trajnimit human dhe profesional nga punonjësit me uniformë garanci për mbarëvajtjen në krijimin e një klime miqësore edukuese.

Të gjitha këto arritje dhe qëllime u vlerësuan maksimalisht nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, të cilët përcollën si arritje rritjen e trajtimit financiar për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve.

Konkluzioni në vetvete i analizës dhe punës së stafit të IM Kavajë është interesi më i lartë: FËMIJA.

E gjithë analiza u zhvillua me nuanca ku Drejtuesit e Lartë u mirëpritën me fjongo nga djemtë e institucionit në kuadër të ndërgjegjësimit të Tetorit Roze.