Institucioni i Veçantë Shëndetësor i Burgjeve

Historiku

Institucioni i Veçantë Shëndetësor i Burgjeve është ndërtuar në kohën e Mbretërisë së Shqipërisë, rreth viteve 1930. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste ka ekzistuar si godinë magazinimi dhe më pas ka kaluar nën administrimin e QSUT. Deri në vitin 1998 ka funksionuar si pavion i veçantë i kësaj qendre dhe ruhej me forca ushtarake. Gjatë këtij viti, me Vendim të Këshillit të Ministrave,Institucioni i Veçantë Shëndetësor i Burgjeve kaloi nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Kapaciteti i IVSHB është për 99 persona. Në këtë institucion trajtohen të dënuar me masë sigurie”Mjekim i detyruar dhe”Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik dhënë nga gjykatat respektive. Pjesa tjetër e të pranuarve janë me sëmundje të natyrave të ndryshme që kurohen në këtë institucion.

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte ora 08:00-15:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Në këtë institucion organizohen aktivitete të ndryshme për të shtruarit si konkurse letërsie dhe pikture për të stimuluar aftësitë e tyre. Gjithashtu, nuk mungojnë dhe bisedat sociale dhe me karakter fetar.

Shërbimet që Ofrohen

Shërbimi kryesor në IVSHB është ai i kujdesit shëndetësor dhe psikologjik. Gjithashtu, zhvillohen biseda në grup, seanca teraupetike për personat me probleme mendore si dhe biseda këshilluese.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Tiranë
Numër kontakti: 042347680
0686056015

Email: info.ivshb@dpbsh.gov.al