Iniciativa me moton “DHURO GJAK, SHPËTO JETË” vijoi sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku stafi Civil dhe ai i Policisë, u organizuan dhe kryen dhurimin e gjakut në ndihmë të 700-të fëmijëve Talasemikë që kanë nevojë për gjak.
Ky dhurim u krye në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kryqit të Kuq Shqiptar.
Dhurimi u organizua dhe u krye në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ku morën pjesë dhe dhuruan gjak Punonjësit të cilët nga ana shëndetësore plotësojnë kushtet për dhurim.
Kjo nismë do të vijoj bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe me Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vazhdimësi, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.
Të dhurosh gjak merr vetëm 7-10 minuta kohë, por shpëton jetë.
Bëj dhuratën që nuk kushton asgjë. Dhuro Gjak!
#Dhuro#Gjak# Shpëto #Jetë
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.