» Iniciativa me moton “DHURO GJAK, SHPËTO JETË” nga punonjësit e IEVP Vlorë
Postuar më: 20/06/2022

Iniciativa me moton “DHURO GJAK, SHPËTO JETË” nga punonjësit e IEVP Vlorë

Iniciativa me moton “DHURO GJAK, SHPËTO JETË” u ndërmor nga punonjësit  e IEVP- Vlorë, të cilët u organizuan dhe kryen dhurimin e gjakut në ndihmë të 700-të fëmijëve Talasemikë që kanë nevojë për gjak.

Ky dhurim u krye në bashkëpunim me punonjës të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe punonjës të Stafit Shëndetësor të Spitalit Rajonal Vlorë. Dhurimi u organizua dhe u krye në ambjentet e brendshme të IEVP  Vlorë ku morën pjesë dhe dhuruan gjak Punonjësit të cilët nga ana shëndetësore plotësojnë kushtet për dhurim.

Të dhurosh gjak merr vetëm 7-10 minuta kohë, por shpëton jetë.

Bëj dhuratën që nuk kushton asgjë. Dhuro Gjak!

#Dhuro#Gjak# Shpëto #Jetë