Iniciativa me moton “DHURO GJAK, SHPËTO JETË” u ndërmor nga punonjësit e IEVP- Vlorë, të cilët u organizuan dhe kryen dhurimin e gjakut në ndihmë të 700-të fëmijëve Talasemikë që kanë nevojë për gjak.
Ky dhurim u krye në bashkëpunim me punonjës të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe punonjës të Stafit Shëndetësor të Spitalit Rajonal Vlorë. Dhurimi u organizua dhe u krye në ambjentet e brendshme të IEVP Vlorë ku morën pjesë dhe dhuruan gjak Punonjësit të cilët nga ana shëndetësore plotësojnë kushtet për dhurim.
Të dhurosh gjak merr vetëm 7-10 minuta kohë, por shpëton jetë.
Bëj dhuratën që nuk kushton asgjë. Dhuro Gjak!
#Dhuro#Gjak# Shpëto #Jetë
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.