» Informim mbi proçesin e kompletimit me uniformë të Stafit Policor te Sistemit të Burgjeve
Postuar më: 19/09/2022

Informim mbi proçesin e kompletimit me uniformë të Stafit Policor te Sistemit të Burgjeve

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të nenit 7 të Ligjit nr.8678 datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” (të ndryshuar), të Ligjit nr.80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”, VKM 549 datë 29.07.2022 “Për disa ndryshime në vendimin nr.260 datë 05.05.2021” si dhe VKM nr.550 datë 29.07.2022 “Për disa ndryshime në vendimin nr.296 datë 19.05.2021” përmes të cilave është miratuar norma dhe specifikat e uniformave të Policisë së Burgjeve.
Mbështetur në VKM nr.550 dhe me shkreë nr. 4629/3 datë 29.03.2022 u përcoll Urdhëri i Ministrit të Drejtësisë nr.412 datë 26.08.2022 “Për miratimin e normave të furnizimit me uniformë për punonjësit e Policisë së Burgjeve”.

Në vijim të hapave të mësipërm si dhe Ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, VKM nr.285 datë 19.05.2021 “Për rregullat e prokurimit publik”, VKM nr.393 datë 09.06.2022 për kryerjen e proçedurave për “Blerje Uniforma Policie” është ngritur grupi i punës me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nr. 664 datë 02.09.2022 “Për planifikimin e sasive, argumentimin e fondit limit mbi specifikimet teknike të miratuara dhe grafikun e lëvrimit për një periudhë 2-vjeçare të Marrëveshjes Kuadër 2022-2024 me objekt Blerje Uniformë për Policinë e Burgjeve”.
Aktualisht nga ky grup pune janë përcaktuar specifikimet teknike të uniformës dhe janë kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe e-mail ofertat nga operatorë të ndryshëm të tregut. Po punohet për përllogaritjen dhe argumentimin e fondit limit që do vihet ne dispozicion të ABP për proçedurën prokurimit.