Nisma e re e ndërmarrë nga QPKMR në bashkëpunim me Insitutin e të Miturve Kavajë, u përqafua këtë herë nga moderatorja, aktorja dhe influencer-ja Roza Lati, e cila ndau me djemtë e dënuar historinë e saj, sfidat e adoleshencës dhe përcolli mesazhe të rëndësishme për djemtë.
Roza gjithashtu theksoi sa e rëndësishme është të përqafojmë të mirën brenda vetes dhe ta ushqejmë atë sepse është e vetmja formë për të kaluar sfidat e jetës.
Mesazhe të tilla janë të rëndësishme për të rinjtë, sidomos nga personazhe që ata i ndjekin dhe frymëzohen.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.