» Incident në IEVP Reç
Postuar më: 20/04/2026

Incident në IEVP Reç

ZERO TOLERANCË NDAJ DHUNËS NË SISTEMIN PENITENCIAR

Në IEVP Reç, dy të paraburgosur, A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, kanë kundërshtuar me forcë autoritetin dhe kanë dëmtuar pronën duke shkatërruar pajisje në ambientet e institucionit.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Strukturat më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.

Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.

MASAT E MENJËHERSHME NDAJ DY TË PARABURGOSURVE:
Regjim i veçantë – izolim për 3 muaj;
Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve;
Transferim në institucion të sigurisë së lartë.

Çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet me forcën maksimale të ligjit.

Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbeten të angazhuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e integritetit të stafit .