Në funksion të plotësimit të misionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve lidhur me krijimin e kushteve të duhura për zbatimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor ekzistues, duke siguruar trajtim të përshtatshëm të personave me liri të kufizuar dhe shndërrimin e dënimit penal në një mundësi rehabilitimi dhe riintegrimi, me datë 31/08/2017 u zhvillua aktiviteti për inaugurimin, brenda mjediseve të IEVP “Ali Demi”, të ambientit ku do të implementohet programi i punësimit për gratë e dënuara. Si fillim, 8 gra të dënuara do të marrin trajnimin e duhur profesional mbi procesin e prodhimit tē produkteve të pastiçerisë. Kjo nismë u kurorëzohet si rezultat i bashkëpunimit me Qendrën “SOLE”.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.