IMR Kavajë zhvilloi një aktivitet letrar kulturor në kuadër të muajit të letërsisë, ku nxënësit e arsimit të mesëm të përgjithshëm prezantuan krijimet dhe projektet e tyre për t’i dhënë vlerë fjalës së shkruar, rëndësinë e leximit dhe promovimin e kulturës së librit.
Të ftuar ishin nxënës dhe mësues të Gjimnazit “Aleksandër Moisiu” Kavajë të cilët prezantuan poezitë dhe krijimet e tyre duke krijuar një klimë të ngrohtë dhe shkëmbyese projektesh dhe mendimi të lirë mbi letërsinë, shkrimtarët dhe mendimtarët e saj, subjektet e trajtuara, si nëna, vëndi, paraja, etj
Pjesëmarrës ishin 14 (katërmbëdhjetë) të mitur/rinj frekuentues të arsimit të mesëm të cilët përcollën dhe interpretuan veprat e autorëve shqiptarë si Migjeni, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci etj duke përcjellë emocione dhe reflektime midis pjesëmarrësve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.