IM Kavajë në bashkëpunim me Organizatën Qëndra për Formim dhe Zhvillim / CFD në kuadër të projektit Tirana Youth European Capital realizon seanca art-terapie si pjesë e terapisë okupacionale, seanca terapeutike në vazhdimësi, ku përfshihen të miturit sipas prirjeve të tyre në picture, muzikë, letërsi, film etj.
Përfshirja e të miturve nën mbikëqyrjen e ekspertëve konkretisht Albi Yzo me të miturin F.P është pjesë e këtij qëllimi.
Ne besojmë fort se të miturit meritojnë një mundësi të dytë dhe arti I shërben këtij objektivi jo vetëm për rehabilitimin dhe lehtësimin emocional por edhe si mundësi për integrimin e tyre në shoqëri.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.