IEVP Vlorë

Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Vlorë ndodhet në afërsi të Pusit të Mezinit, mbrapa ndërmarrjes së gjelbërimit. Është një nga institucionet e reja që është hapur gjatë vitit 2008. Ka një sipërfaqe prej 6.700 m2 dhe ofron akomodim për burra, gra dhe të mitur të ndaluar. Për projektimin, ndërtimin dhe pajisjen e këtij institucioni u vu në dispozicion një ndihmë financiare e Bashkimit Evropian prej 3.7 milionë euro.

I.E.V.P Vlorë u vu në funksion të plotë në Maj 2008.

Institucioni siguron qëndrimin e 115 personave dhe funksionon sipas Rregullores së Paraburgimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, ku si objekt kryesor janë rregullat për organizimin dhe funksionimin e Institucionit të Paraburgimit. Pra, është i kategorizuar si paraburgim me një seksion për të mitur.

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00–15:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP Vlorë përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare, kurse kundër analfabetizmit, kurse profesionale si saldator, hidraulik, kopshtar, kurse kompjuteri, kampionate futbolli dhe volejbolli si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

Shërbimet që Ofrohen

Në Paraburgimin Vlorë, të paraburgosurve u ofrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë psikologjike dhe sociale, këshillime në grup dhe individuale. Nuk mungon edhe asistenca juridike, ku ofrohet konsulencë për të gjithë të paraburgosurit, duke i trajtuar problemet e tyre juridike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe duke pasqyruar të gjitha përfitimet nga ndryshimet e bëra në legjislacion. Gjithashtu, sektori juridik koordinon dhe paraqet problemet juridike të të paraburgosurve te Gjykatat dhe Prokuroria.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Ish Reparti i Xhenios Vlorë.
Numër kontakti: 033233903 – 033224092 – 0686056009

Email: info.ievpvlore@dpbsh.gov.al