IEVP Tepelenë

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tepelenë ndodhet 3 km larg qytetit, në vendin e quajtur shën Thanas. Gjatë periudhës së sistemit komunist njihej me emrin Reparti 307 i Riedukimit, i cili u ndërtua në vitin 1970 me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave të asaj kohe dhe Kolegjiumit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky institucion konsiderohej i rëndësisë së veçantë dhe ishte nën varësinë e Drejtorisë së Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në këtë burg dërgoheshin kryesisht persona që konsideroheshin të rrezikshëm për shoqërinë dhe Me përmbysjen e sistemit komunist, me financim të buxhetit të shtetit ky institucion iu nënshtrua një sërë rikonstruksionesh. Sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë IEVP Tepelenë është kategorizuar si burg i sigurisë së lartë me një seksion sigurie të zakonshme dhe një seksion paraburgimi. Kapaciteti i institucionit është 75 persona.

Çdo qytetar mund të takojë të afërmit e tyre që ndodhen në IEVP Tepelenë nga e hëna deri të premten nga ora 08:30 – 14:30. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

  • Aktivitetet

Gjatë javës organizohen aktivitete të ndryshme me karakter edukues si dhe kampionate sportive në futboll, volejboll, basketboll e shah. Me rastin e festave të ndryshme zyrtare dhe fetare organizohen koncerte kulturore-artistike si dhe aktivitete të ndryshme që gjallërojnë jetën në këtë institucion.

  • Shërbimet që Ofrohen

Shërbimet që ofrohen në këtë institucion ndahen në dy kategori: Shërbime 24 orësh siç është ai shëndetësor dhe stomatologjik dhe shërbime ditore të përcaktuara me orare të ndryshme si biblioteka, kurse të ndryshme profesionale dhe organizimi i shërbesave fetare.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Burgu Bënçë, Tepelenë

Numër kontakti: 08142544 /0686056010

Email: info.ievptepelene@dpbsh.gov.al