INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE SARANDË
Historiku
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sarandë, me Urdhrin e Përbashkët Nr. 5821, dt. 24.01.2007 të Ministrit të Drejtësisë dhe Nr. 432 dt. 27.01.2007, të Ministrit të Brendshëm, ka kaluar nga Ministria e Brendshme, në vartësi të plotë të Ministrisë së Drejtësisë.
Paraburgimi Sarandë filloi të funksionojë me të paraburgosur dhe me administratën e emëruar, me dt. 05. 10.2007. Në këtë datë u bë transferimi i të paraburgosurve nga IEVP Tepelenë, ku ishin dërguar provizorisht.
Paraburgimi e zhvillon aktivitetin në katin e parë dhe të dytë të godinës të Komisariatit të Policisë Sarandë. Kapaciteti i këtij institucioni është 31 persona.
Sipas klasifikimit nga Ministria e Drejtësisë, paraburgimi është me një seksion dhe vetëm për gjininë mashkullore.
Orari i Vizitave
Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 09:00-16:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.
Aktivitetet
Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.
Shërbimet që Ofrohen
Në Paraburgimin Sarandë, të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.
Adresa dhe Numrat e Kontaktit
Adresa: Rr.”Vangjel Pandi, lagjja nr. 2, pranë Komisariatit të Policisë Sarandë.
Numër kontakti: 085226988 – 085226122 – 0686056020
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.