IEVP Kukës

Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Kukës ndodhet në verilindje të qytetit, brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut. IEVP Kukës është marrë nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më 1 tetor 2007.

Kapaciteti i paraburgimit është 36 persona.

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 08:00 – 14:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

Shërbimet që Ofrohen

Për të paraburgosurit në IEVP Kukës ofrohen këto shërbime:

Shërbim shëndetësor 24 orësh
Realizimi i këshillimeve social-psikologjike
Programe individuale
Biblioteka
Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Rr.”Sul Elezi, lagja nr. 6, pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës
Numër kontakti: 024224870 – 0686056021

Email: info.ievpkukes@dpbsh.gov.al