Ali Demi (325)

Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi (325), është i njohur me këtë emër që prej vitit 1976. Kjo IEVP ka shërbyer si repart pune për ndërtimin e pallateve të banimit në Tiranë nga të dënuarit me burgim. Me ndërprerjen e punimeve mbeti si burg ky shlyejnë dënimin të dënuar për vepra të lehta penale si dhe gratë pas vendimit të formës së prerë.

Ky institucion ka kapacitet maksimal të ofruar për 100 persona.

Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë”Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën 3 vjeç.

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00-15:00 dhe të shtunën ora 08:00-12:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në IEVP Ali Demi

  • Kurse Profesionale
  • Rrobaqepësi
  • Parukeri
  • Punime Dore
  • Pikturë
  • Aktivitete sportive si volejboll, lojëra tavoline, etj si dhe aktivitete fetare dhe studime biblike nga organizata të ndryshme fetare. Me rastin e festave të ndryshme organizohen aktivitete me karakter kulturor e festiv për të gjallëruar jetën në institucion.

Shërbimet që Ofrohen

Për të dënuarat në IEVP Ali Demi ofrohen këto shërbime:

Trajtim psikologjik për të dënuarit
Punë studimore në lidhje me fenomene psikologjike që rrjedhin si pasojë e privimit nga liria
Mbështetje psiko-emocionale për stafin
Asistencë psiko-emocionale për nënat me fëmijë, ndjekje e zhvillimit psiko-motor të këtyre fëmijëve
Programe terapeutike për menaxhimin e stresit dhe ish përdoruesit e substancave
Programi prindërimi në distancë
Programi i të dënuarve në prag lirimi
Shërbim shëndetësor 24 orësh
Biblioteka

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Rr.”Idriz Collaku, lagja Ali Demi, Tiranë
Numër kontakti: 0686056016

Email: info.ievpalidemi@dpbsh.gov.al