IEVP- Vlorë, në bazë të marrëveshjes në fuqi midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për Arsimimin e të Burgosurve dhe të të Paraburgosurve në Sistemin Penitenciar është arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë në të cilën u bë e mundur hapja e arsimit të mesëm për të paraburgosurit në IEVP Vlorë.
Janë marë të gjitha masat nga ana e IEVP-së Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vazhdimin normalisht të arsimit 9-Vjeçar, kurseve profesionale me afat 4- mujorë dhe së fundmi dhe të arsimit të mesëm.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.