» IEVP Tepelenë zhvillon aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit me të paraburgosurit
Postuar më: 10/10/2024

IEVP Tepelenë zhvillon aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit me të paraburgosurit

‘Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vetë’
Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit”, më datë 07 tetor 2024,
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tepelenë organizoi një aktivitet social me të paraburgosurit, duke u fokusuar te rëndësia e rolit të mësuesit si edukator dhe si dije dhënës.

Mbi këtë temë shprehën motivimin dhe angazhimin e tyre të paraburgosurit të grupmoshës 18-21 vjeçar dhe të paraburgosurit analfabet apo me arsim të ulët. Pjesëmarrja e tyre ndihet optimiste edhe me mundësinë që pritet mbi zhvillimin e procesit arsimor.

Mbi këtë temë u diskutua rreth aktivitetit mësimor n֝ë tërësi, perceptimet e ndryshme që kishin këta shtetas të privuar nga liria, përjetimet reale gjatë periudhës para arrestimit etj.

Aktiviteti vendosi në fokus rolin kryesor që ka shkolla dhe mësuesi në rehabilitimin e një të burgosuri dhe jo vetëm.
Sektori social ndihmoi të burgosurit për organizimin e këtij aktiviteti, u bë shpërndarja e materialeve informuese si dhe plani i punës.

Ky aktivitet është pjesë e një programi më të gjerë të IEVP Tepelenë, që synon të mbështesë rehabilitimin e të burgosurve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi nevojën për ndërveprime sociale më të shëndetshme, përmes metodave të ndryshme edukative dhe praktike.