IEVP Shkodër

Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, me adresë në Reç të Malësisë së Madhe, u inaugurua më 1 gusht 2018 dhe nisi funksionimin si një nga institucionet penitenciare më moderne në Republikën e Shqipërisë. Institucioni u ndërtua me bashkëfinancimin e Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë Shqiptare, me synim përmirësimin e kushteve të sistemit penitenciar dhe reduktimin e fenomenit të mbipopullimit në burgje. Ai është projektuar sipas standardeve evropiane për trajtimin e personave të privuar nga liria dhe ka një kapacitet prej 780 personash, të dënuar dhe të paraburgosur.

IEVP Shkodër ka për mision ekzekutimin e vendimeve penale, duke garantuar sigurinë, respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, si dhe zbatimin e programeve të rehabilitimit dhe risocializimit, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Institucioni është i organizuar në:

  • 3 godina të sigurisë së zakonshme;
  • 1 godinë të sigurisë së lartë;
  • 1 godinë të shërbimeve mbështetëse, ku përfshihen kuzhina, ambientet e takimeve me familjarët, sektori i veçantë, sektori i observimit, sektori i veçimit, lavanderia dhe shërbimet shëndetësore;
  • 1 godinë të Policisë së Burgjeve;
  • 1 godinë të Administratës.

Në përputhje me ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, IEVP Shkodër garanton trajtim dinjitoz për personat e privuar nga liria, akses në shërbime shëndetësore, psikologjike, sociale dhe edukative, si dhe krijon mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rehabilituese dhe profesionale, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri pas përfundimit të dënimit.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore që zhvillohen në IEVP Shkodër janë:

  • Kurse profesionale dhe formim profesional.
  • Aktivitete arsimore dhe edukative.
  • Veprimtari kulturore dhe artistike.
  • Aktivitete sportive dhe rekreative.
  • Aktivitete fetare në bashkëpunim me komunitetet fetare.
  • Programe rehabilitimi dhe risocializimi.
  • Aktivitete me karakter kulturor dhe festiv me rastin e festave kombëtare dhe fetare.

Shërbimet që Ofrohen

Në IEVP Shkodër ofrohen këto shërbime:

  • Shërbim shëndetësor 24 orë.
  • Shërbim psikologjik dhe psiko-social.
  • Shërbim stomatologjik dhe farmaceutik.
  • Asistencë sociale dhe juridike sipas legjislacionit në fuqi.
  • Programe rehabilituese dhe terapeutike.
  • Bibliotekë dhe ambiente për aktivitete edukative.
  • Mundësi punësimi dhe formimi profesional për personat e privuar nga liria.
  • Numër kontakti: 068 605 6023