INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE ELBASAN
Historiku
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan, është hapur më 2 tetor të vitit 2012.I ndërtuar në ambientet e brendshme të Ish-Kombinatit Metalurgjik, ky institucion paraburgimi sjell jo vetëm standarde të larta për sa i përket kushteve, por sjell edhe një tjetër standard atë të kursimit të energjisë elektrike. E veçanta e këtij paraburgimi krahasuar me 5 institucionet e reja ndërtuar prej 2008 me financim të BE-së, është se gjatë ndërtimit të këtij institucioni janë përdorur disa teknika të veçanta siç është teknika e energjisë elektrike.
Këto sisteme të reja për sa i përket efikasitetit të energjisë elektrike do të aplikohen edhe në projekte të tjera të financuara nga BE në zonat e Beratit, Fierit dhe Shkodrës. Vlera totale e projektit është
Investimi u realizua në kuadër të programit IPA 2007 me bashkëfinancim të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare me një fond prej 6 milion e 175 mijëEuro, nga të cilat 4 760Euro, Financim DBE-sëdhe 1 415Euro Financim i Buxhetit të Shtetit. Gjatë përurimit dhe vizitës së bërë në ambientet e brendshme të kësaj qendre, Shkëlqesia e tij, Ambasadori i BE-së Ettore Seqiu deklaroi se, “një komb nuk duhet gjykuar nga mënyra se si trajton qytetarët e tij më të njohur, por ata që janë më pak të njohur. Kjo është arsyeja pse BE po investon kaq shumë në këtë sektor. Fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë prioritete kyçe për BE-në dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, theksoi Sequi. Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi se, “për herë të parë në Shqipëri, por edhe në rajon ndërtohet një institucion paraburgimi me dy sisteme njëkohësisht ngrohje dhe ftohje”. Duke u ndalur tek trajtimi që i bëhet të burgosurve në vend, ministri shtoi se ky institucion që tregon qartë përpjekjet e përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe BE-së për të garantuar sigurinë publike edhe në sektorin penal në vend”.
Me urdhrin nr. 7013/1 datë 21.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar rregullorja e brendshme e IEVPenale Elbasan. Miratimi i kësaj rregulloreje ka pasur si qëllim përcaktimin e rregullave, mënyrës së organizimit në IEVPenale për një zbatim efikas dhe të drejtë të ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të p/burgosurve dhe të legjislacionit në fuqi për sistemin penitenciar, në funksion të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, rehabilitimit social, individualizimit të trajtimit.
IEVP Elbasan me urdhrin nr. 1201/1, datë 27.02.2012 të Ministrit të Drejtësisë është kategorizuar institucion paraburgimi. Kapaciteti i institucionit është për 160 persona.
Orari i Vizitave
Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte ora 08:00 –15:00, të shtunën 08:00 – 11:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.
Aktivitetet
Në katin e parë të këtij objekti ndodhen ambientet këshilluese, sportive, kulturore, fetare dhe ambiente të tjera si ambienti i palestrës, ambiente për lojëra tavoline, biblioteka, ambientet e kultit, ambienti për punimet artizanale etj. Krijimi i këtyre ambienteve ka bërë të mundur gjallërimin e jetës në institucion nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme me karakter social, edukues, kulturor, sportiv e fetar.
Shërbimet që Ofrohen
Në IEVP Elbasan ofrohen për të paraburgosurit shërbime të ndryshme si shërbimi mjekësor, shërbimi psiko-social dhe edukativ. Nëpërmjet bashkëpunimit me institucione të tjera është arritur të realizohet pajisja e bibliotekës me literaturë të re.
Adresa dhe Numrat e Kontaktit
Adresa: Ish-Metalurgjiku, Elbasan
Numër kontakti: 0686056019
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.