» IEVP Durrës zhvilloi aktivitet ndërgjegjësues për të drejtat e njeriut
Postuar më: 13/12/2024

IEVP Durrës zhvilloi aktivitet ndërgjegjësues për të drejtat e njeriut

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës organizoi një aktivitet social-edukativ, ku morën pjesë 12 të burgosur me status të ndryshëm social-ekonomik.
Tema e përzgjedhur u propozua nga stafi i çështjeve shoqërore, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut në kushtet e privimit të lirisë dhe ndikimin pozitiv që kjo ka në ndërveprimin mes të burgosurve.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe konkretisht në kontekstin e jetës në institucionet penale. Të burgosurit ndanë përvoja dhe opinione personale në mënyrë interaktive, duke u përfshirë në debate dhe diskutime me pyetje të hapura.
Aktiviteti synonte sensibilizimin për rëndësinë e respektimit të të drejtave të tjetrit, nxitjen e ndërveprimit social dhe empatisë, si dhe mbështetjen e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit.