Me bashkëpunimin ndërsektorial si dhe në bashkëpunim me Dioqezën Rrëshen dhe Kishën Katolike Mat, Sektori i Çështjeve Sociale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Burrel, organizoi një aktivitet tematiko – letrar në kuadër të Muajit të Letërsisë.
Në këtë aktivitet u përurua biblioteka për të dënuarit e sigurisë së lartë. Në aktivitet morën pjesë Drejtori i institucionit, përgjegjësat e sektorëve të institucionit, poeti Matjan
Z.Basir Bushkashi, përfaqësuesi i Dioqezës Rrëshen Padër Gjërgj Ndreka, si dhe dy përfaqësuesit e Kishës Katolike Mat, të cilët zhvillojnë aktivitete të përjavshme me të burgosurit.
Nën moton “ Librat janë miqtë më të qetë e mësuesit më të durueshëm” aktiviteti kishte si qëllim nxitjen dhe inkurajimin e të burgosurve për lexuar më shumë dhe ta bëjnë librin mikun e tyre më të ngushtë.
Të gjithë të ftuarit dhanë mesazhe sensibilizimi për rëndësinë e librit në jetën e gjithëseicilit nga ne. Poeti Matjan Z.Basir Bushkashi në rrëfimet mbi poezinë e krijuara si dhe me recitimet e tij, krijoj situata emocionale për pjesëmarrësit.
Të burgosurit u përfshinë me pyetje të ndryshme për poetin si dhe recituan poezitë e tij.
Me iniciativën e Përgjegjësit të Sektorit Social duke ndërmjetësuar me Kishën Katolike Mat dhe bibliotekën “Marin Barleti”, Bashkia Mat, u siguruan afërsisht 550 libra,
për përurimin e bibliotekës për të dënuarit e sektorëve të sigurisë së lartë.
Pasurimi i bibliotekës do të vazhdojë me pjesëmarrjen e donatorëve të ndryshëm që do të ofrohen.
Me përurimin e bibliotekës është bërë e mundur që të dënuarit të kenë akses të drejtëpërdrejtë me librin që kanë interes, duke rritur ndërgjegjësimin se “Lexova një libër njëherë dhe gjithë jeta ime ndryshoi”.
Në përfundim të aktivitetit letrar, për pjesëmarrësit u organizuar një kokteil, ku pjesëmarrësit kaluan çaste socializmi dhe harmonie midis tyre.
Sektori i Çështjeve Sociale u angazhua në zhvillimin e aktivitetit, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis sektorëve në I.E.V.Penale Burrel.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.