» IEVP Berat organizon aktivitet për “Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës”
Postuar më: 31/10/2024

IEVP Berat organizon aktivitet për “Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës”

Në kuadër të “Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës “, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat organizoi një aktivitet të veçantë social me të burgosurit me rastin e përkujtimit të ditës së Lumturimit të Nënë Terezës.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Drejtoreshën dhe Administratoren e Shkollës “Ylli i Mëngjesit” motër Maria Concetta dhe motër Bianca Iovine. Kjo nismë u zhvillua me synimin për të nxitur përfshirjen sociale të të burgosurve, duke rritur ndërveprimin e tyre social dhe njohuritë mbi rëndësinë që ka dita 19 Tetor i vitit 2003, ditë në të cilën Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën.

Përmes kësaj nisme, të burgosurit u angazhuan në një seri bisedash dhe ndërveprimesh që synonin nxitjen e shpirt madhësisë, si dhe njohjen e kontributit të “Nënë Terezës”.

Ky aktivitet u prezantua si model i paqes dhe ndihmës për më të dobëtit dhe si Nënë Terza një “një grua” e vetme dhe pambështetje i erdhi në ndihmë shumë njerëzve në nevojë, e cila u kthye në vatër e ngrohtë për të varfërit, jetimët dhe të sëmurët.
Nënë Tereza ofronte dashuri dhe kujdes për të padëshiruarit. Ishte shpresë për të zhgënjyerit.

Përfaqësues të stafit të IEVP Berat, së bashku me përfaqësueset e shkollës “ Ylli i Mëngjesit” motër Maria Concetta dhe motër Bianca Iovine, ndihmuan të burgosurit të zhvillonin njohurit për rëndësin e bamirsisë dhe shpritmadhësisë si ndjenja të cilat e bejnë më të bukur jetën tonë të përditshme. Njohja e vlerave njerëzore është një hap thelbësor drejt ndërtimit të marrëdhënieve më të mira sociale dhe përmirësimit të komunikimit të brendshëm, veçanërisht për personat që përballen me kufizime në liri.

Ky aktivitet është pjesë e një programi më të gjerë të IEVP Berat , që synon të mbështesë rehabilitimin e të burgosurve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi nevojën për ndërveprime sociale më të shëndetshme, përmes metodave të ndryshme edukative dhe praktike.