» IEVP “Ali Demi” Takim ndërinstitucional me përfaqësues nga Bashkia Tiranë.
Postuar më: 26/10/2023

IEVP “Ali Demi” Takim ndërinstitucional me përfaqësues nga Bashkia Tiranë.

Një takim ndërinstitucional me përfaqësues nga Bashkia Tiranë si dhe Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve është zhvilluar ditën e sotme në ambjentet e IEVP “Ali Demi”në kuadër të marrjes së masave të nevojshme për realizimin e përgatitjes për liri dhe riintegrimit të të dënuarave në komunitet.
Lajmi i mirë:
Do të bashkëpunojmë në organizimin e takimeve informuese e orientuese për të dënuarat në fund të shlyerjes së dënimit për të njohur shërbimet sociale që ofron Bashkia Tiranë në lehtësimin e procesit të riintegrimit.
Përmes shërbimeve multidisiplinare do të bashkëpunohet për adresimin e nevojave të të dënuarave, me qëllim riaftësimin dhe riintegrimin e tyre në komunitet.