» ICITAP shpërndan certifikata për trajnimin bazë së Inteligjencës së Burgjeve
Postuar më: 25/04/2024

ICITAP shpërndan certifikata për trajnimin bazë së Inteligjencës së Burgjeve

Lufta ndaj Terrorizmit mbetet një sfidë për Shqipërinë. Nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organizuar një trajnim 5 ditor me punonjësit e sistemit penitenciar në vendin tonë për menaxhimin e të dënuarve për vepra terroriste. Në këtë trajnim të vlefshëm për të zbuluar element terrorizimi në burgjet tona ka qenë i pranishëm për të dhënë ekspertizën e tij përfaqësuesi i ICITAP z. William Sage, i cili ka sjellë shembull nga eksperienca e tij. Ai ka orientuar punonjësit e sigurisë në burgje se si duhet të jenë vigjilentë në menaxhimin e personave/grupeve terroriste. I pranishëm ishte drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose si dhe drejtori i Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta. Në përfundim të trajnimit ku u shpërndanë edhe certifikatat z. Qose tha se: “E vlerësoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë mision kaq të rëndësishëm, siç është trajnimi bazë Themelor i Njësisë së Inteligjendës së Burgjeve për menaxhimin e të dënuarve për vepra terroriste në sistemin penitenciar. Jam shumë i lumtur që William ka sjellë ekspertizën e tij në këtë trajnim dhe kjo ekspertizë vjen nga më të mirët”. Drejtori i Policisë së Burgjeve teksa mori certifikatën nga ICITAP tha se: “Kjo certifikatë që mbajmë në dorë është shumë e rëndësishme jo vetëm për punën tonë të përditshme, por është një trajnim që na vlen gjithë jetën. Jemi shumë me fat që trajnohemi nga më të mirët. Informacioni inteligjent në këto kohë jo të lehta është shumë i vlefshëm. Dua t’ju falenderoj pa fund për gjithë eksperiencën tuaj që keni ndarë me ne gjatë këtyre ditëve”.