»  Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë
Postuar më: 06/05/2026

 Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë

Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.

Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.

Menjëherë u pezullua takimi.
U mbajt procesverbal për bllokimin e sendit.
U njoftuan drejtuesit e institucionit.
U vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.

Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i denuari.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.