» Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë
Postuar më: 06/05/2026

Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë

Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.

Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).

Menjëherë pas konstatimit:
• u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
• u hartua dokumentacioni përkatës;
• u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.

Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.