» ‘Gjurmët e Tebës’ në IEVP e Pojskës, i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi
Postuar më: 19/05/2026

‘Gjurmët e Tebës’ në IEVP e Pojskës, i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi

Brenda mureve të IEVP-Pojskë, u soll në skenë një histori që preku thellë zemrat dhe përcolli një mesazh të fuqishëm shprese, reflektimi dhe humanizmi.
“Gjurmët e Tebës” erdhi si një dramë që pasqyron përballjen mes ligjit dhe moralit, dhimbjes dhe forcës për të ecur drejt dritës. Përmes artit, u dëshmua edhe një herë se shpresa dhe ndryshimi mund të lindin në çdo rrethanë.
Të pranishëm në aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, znj. Armela Demaj,të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave që mbështesin rehabilitimin, reflektimin dhe zhvillimin personal përmes artit.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj vepre dhe për interpretueset që, përmes performancës së tyre, sollën emocion, reflektim dhe mesazhe të forta për jetën dhe shoqërinë.
Nën regjinë e regjisores Sonila Kapidani dhe me mbështetjen e kapelanes Viktorie Taja, shfaqja përcolli mesazhe shprese dhe fuqie transformuese, duke dëshmuar rolin e artit si instrument i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit.
Arti mbetet një urë shprese edhe aty ku jeta ka vendosur sfida më të mëdha