Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me shoqatën Meridia – Albania, organizuan ditën e sotme një aktivitet në IEVP “Ali Demi”, me fokus punësimin e grave dhe vajzave në konflikt me ligjin.
Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto i cili moderoi takimin, Koordinatori Rezident i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Brian J. Williams, Drejtoresha e IEPV “Ali Demi”, znj. Zoje Jakaj, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij të hapjes, z. Zoto shprehu se aktiviteti i sotëm është pjesë e një projekti të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me UNDP, e realizuar nëpërmjet Ministrisë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që ka në fokus të vet luftën apo parandalimin e veprimeve të dhunshme në veçanti kundër shtresave vulnerable sikurse janë gratë dhe të miturit.
“Aktiviteti i sotëm është pjesë e një sërë aktivitetesh të krijuar në bashkëpunim me UNDP, e konkretizuar kjo me zhvillimin e teatrit që u bë përpara disa kohësh tek qëndra rinore, pse jo me zhvillimin e sesioneve apo takimeve le te themi informuese qoftë me ju , qoftë edhe me të miturit që kemi në institucionet e Vlorës, Kavajës dhe të Lezhës. Kështu që mendoj se ardhja sot e dy ministrave në këtë aktivitet tregon jo vetëm vemëndjen që kanë në veçanti përsa i përket trajtimit dhe respektimit të të drejtave tuaja por pse jo për të degjuar dhe për ta kthyer këtë forum , në një bashkëbisedim që ato probleme që keni, që ne i kemi shfaqur në vazhdimësi të bëjnë pjesë e këtij forumi të hapur. Më lejoni që t’ju uroj juve që t’ju shohim sa më shpejt jashtë dyerve të këtij institucioni“.
Më tej, në fjalën e tij Ministri Manjani theksoi se kur një grua ndodhet në burg, nënkuptohet një familje në vështirësi.
“Kur gjykata jep vendimin dhe rrethanat e jetës të çojnë që të gjendesh i izoluar në një institucion penitenciar, nga mentaliteti shqiptar konsiderohet sikur është një fatkeqësi dhe kur kjo masë aplikohet tek pjesa e grave, sigurisht që është një gjë edhe më e rëndë. Një grua në burg do të thotë një familje në vështirësi. Mirëpo jeta vazhdon dhe nuk ndërpritet tek ai vendim gjykate. Duhet të jemi aktiv dhe qëllimi ynë në institucionet penitenciare nuk është që të tregojmë dhëmbët e represionit, por është që të tregojmë dashamirësinë njërëzore, sigurisht të merituar, veçanërisht për pjesën e grave. Që të bëjmë të mundur që tregu i punës të jetë konkurues në çdo cep të territorit, ne nuk mund të përjashtojmë institucionet penitenciare. Ndaj i falenderoj nismëtarët e këtij aktiviteti sepse reflekton një ide të kahershme dhe objektiv të përhershëm të Ministrisë së Drejtësisë, që është krijimi i sa më shumë mundësive dhe lehtësirave për gratë që janë në sistemin penitenciar që të punësohen, jo thjesht për të shtyrë kohën por për të krijuar mekanizmin ekonomik për të mbajtur veten dhe për të kontribuar për familjen. Jam gati të bëj gjithçka që sa më takon dhe në bazë të ligjit që ta lehtësojmë këtë mundësi për ju dhe t’ju krijojmë sa më shumë hapësira që të shijoni punën dhe frutet e saj. E theksoj, jo në mënyrë diskriminuese, meqë ju jeni në një istitucion të izoluar dhe të tjerët jo. Ne jemi për të ruajtuar të njëjtat standarde dhe kushte punësimi që mertion një qenië njërëzore, apo një shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejta të plota. I bëj thirrje çdo sipërmarrësi shqiptar, fasoni etj, që si administrata e burgjeve apo apo edhe Ministria e Drejtësisë, jemi gati të çelim çdo lloj lehtësie që të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi në institucionet penitenciare për ata që dëshirojnë të punojnë. Ne duhet të kryejmë një mision, t’jua bëjmë jetën të dënuarve në Republikën e Shqipërisë sa më të lehtë, me qëllim që të realizohet funksioni i riedukimit. Por nuk ka riedukim pa punësim, integrim dhe pa i konsideruar njerëzit me të drejta ligjore të plota. Nga kjo pikëpamje duam ta përdorim këtë iniciativë sot për ta zhvilluar më tej, jo vetëm në këtë institucion por edhe në të tjera”, u shpreh. z. Manjani
Ndërsa, Ministri z. Blendi Klosi në fjalën e tij u shpreh se aktivitete të tilla, janë futur në një nga praktikat e punës të shërbimit shtetëror të punësimit, edhe marrëdhënia që ka me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe natyrisht burgu i grave, një nga momentet më të mira të këtij bashkëpunimi.
“Dimensioni i parë është ofrimi i një profesioni. Është shumë e rëndësishme që në Shqipëri të kemi më shumë njerëz me zanat, njerëz që dinë të bëjnë një punë me duart e tyre, njerëz që me punë të denjë kanë një jetë të denjë, pagesë të denjë për të mbajtur familjet e tyre. Për këtë kemi një marrëveshje të shpallur me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të patur kualifikime të vazhdueshme që më shumë gra e vajza të marrin një zanat. Vetëm gjatë vitit 2016, në qendrën e formimit profesional numër 4 në tiranë, kanë marrë pjesë plot 60 vajza, certifikatat për njohuritë e para për një profesion. Këto gra dhe vajza, kanë tashmë mundësinë që në jetën shoqërore të paraqiten me dinjitet, që të gjejnë një punë të denjë dhe ajo certifikatë që marrin t’u mundësojnë aytre dinjitetin. Ne përpiqemi shumë që këtë ta arrijmë me të gjitha mundësitë që kemi dhe do doja të falenderoja drejtorin e përgjithshëm të burgjeve z. Zoto për këto hapësira që i jep këtij bashkëpunimi, dhe një falenderim të vecantë për znj. Jakaj drejtoreshën e burgut të grave, e cila e ka patur gjithmonë dimensionin e cështjeve sociale dhe bashkëpunimit me organizatat dhe besoj gjithashtu se është pasioni i saj që ne të gjithë jemi sot këtu, për të patur një debat të hapur se cfarë do të bëjmë ne me politikat e punësimit në lidhje me fuqizimin e gruas në Shqipëri.Kemi raste dhune, por shumë nga shumë nga historitë e rasteve të dhunës dëhsmojnë që edhe një rast i thjesht mund të jetë fatal por nëse këto rastë kanë ndërhyrjen dhe asistencën punonjësit social, psikologut, këshilluesit nga njësitë e mbrojtjes së drejtave të grave dhe fëmijëve, ato mund të ishin minimizuar. Në si Ministri po përpiqemi shumë të ngrejmë dimensionin e reagimit të qytetarëve. Rastet mund t’i parandalojmë dhe mund të dëshmojmë që këtu se cfarë do të thotë të bësh një vepër penale edhe nëse ka qenë sjellje si pasojë apo reagim. Thirrje për denoncim të rasteve të dhunës, për këto gra e vajza por edhe për të gjithë shoqërinë që të reagojë si një e tërë. Sepse dhuna nuk është vetëm problem e familjes por edhe i të gjithë komunitetit dhe shoqërisë. Ne kemi shumë arsye për forcimin e gruas dhe profesioni e bën gruan më të fortë. Programet e nxitjes së punësimit të Ministrisë sonë dhe shtetit shqiptar, forcimi i gruas në shoqëri është një nga projektet më të mëdha. Duke patur profesione rriten dhe mundësitë që pas daljes nga këto mure, të këni mundësinë të integroheni në shoqëri nëpërmjet punës së denjë. Ky është një moment reflketimi edhe për ne, në mënyrë që të vazhdojmë punën tonë, kundër dhunës në familje, për të vazhduar fushatën tonë kundër dhunës, të rrisim dimensionin e gruas në Shqipëri dhe fuqizimin e saj nëpërmjet punës.Pashë kurset që keni ndjekur, të cilat kishin të bënin me asistencat sociale dhe përkujdesin dhe besoj se mbase në subkoshiencën tuaj, ka arritur ai mendim se jeta jashtë është shumë e bukur dhe nëse të gjithë ndihmojmë njëri-tjetrin, mund ta bëjmë këtë shoqëri akoma më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tanë.”
Në këtë aktivitet të konceptuar në formën e një forumi të hapur për diskutime, punësimi u konsiderua si faktor kryesor për rehabilitimin dhe përgatitjen e këtyre grave për t’u riintegruar në shoqëri pas lirimit, ndërsa në përfundim të tij u ndan çertifikata për kursin e formimit profesional si edhe u prezantuan disa punime artizanale të realizuara nga vajzat dhe gratë e privuara nga liria.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.