» Firmoset Urdhëri për fillimin e procedurave të dhënies së gradave për punonjësit e policisë së burgjeve
Postuar më: 17/05/2024

Firmoset Urdhëri për fillimin e procedurave të dhënies së gradave për punonjësit e policisë së burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose ka firmosur Urdhrin Nr. 666 datë 17.05.2024, për plotësimin e vendeve të lira dhe dhënien e gradave punonjësve të rolit bazë dhe të mesëm të Policisë së Burgjeve,

Në mbështetje të Ligjit Nr.80/2020” Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, Kreu IV “Gradat në Policinë e Burgjeve”, nenet 36 e në vijim; të Rregullores “ Për Personelin e Policisë së Burgjeve”, miratuar me VKM Nr.403 datë 09.06.2022, Kreu IV, nenet 24 dhe në vijim; Urdhër nr.64 datë 30.04.2024, i Kryeministrit “Për miratimin e strukturës organike të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të varësisë”.

Gjeni këtu urdhërin “Për fillimin e procedurave të dhënies së gradave të punonjësve të Policisë së Burgjeve”