Drejtori i Përgjithshëm, z. Klevis Qose, së bashku me znj. Irma Bime dhe znj. Klotilda Kareci, priti në një takim përfaqësuesit e Këshillit të Europës lidhur me projektin “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut për të Burgosurit” i financuar nga BE. Z. Donche Boshkovski, Drejtues i Divizionit theksoi sfidat dhe problematikat me të cilat përballen institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar partneritetin me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke përmirësuar standardet e sistemit penitenciar. Projekti është në fazën e dytë të zbatimit dhe synon të prezantojë metoda të reja për stafin dhe të burgosurit. Z. Boshkovski theksoi se do të vazhdohet me balancimin e rehabilitimit dhe çështjeve të sigurisë për të arritur rezultate më të mira në projektet e ardhshme.
Këshilli i Evropës në kuadër të programit “Mbështetje Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” – HF III të financuar nga Bashkimi Evropian po implementon projektin “Forcimi i mbrojtjes të të drejtave të njeriut për të burgosurit në Shqipëri”
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.