Me datë 24.12.2018 gratë e dënuara në IEVP “Ali Demi” Tiranë festuan festat e fundvitit me fëmijët e tyre, në një atmosferë të ngrohtë festive të mundësuar nga Caritas-i Shqiptar.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Ministrja e Drejtësisë Znj.Etilda Gjonaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z.Stefan Çipa.
Ministrja e Drejtësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve përshëndetën gratë e dënuara dhe fëmijët e tyre dhe prezantuan një sërë masash që Ministria e Drejtësisë dhe DPB janë duke zbatuar në funksion të ri-integrimit në shoqëri të grave në konflikt me ligjin.
Znj.Gjonaj shpërndau dhurata për fëmijët e pranishëm në aktivitet.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe çelja e një ekspozite me punimet artistike në pirografi të grave të dënuara, mbështetur nga Caritas-i Shqiptar.
ECO market mundësoi një kokteil për gratë e dënuara dhe fëmijët.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.