» Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit pranë IEVP “Mine Peza”
Postuar më: 30/11/2022

Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit pranë IEVP “Mine Peza”

Me rastin e festave të Nëntorit në ambjentet e oborrit të regjimit të brendshëm në IEVP “Mine Peza” u organizua një aktivitet. Gjatë këtij oranizimi u nderuam me prezencën e “Artistes së Popullit” dhe “Nderit të Kombit” znj.Margarita Xhepa, e cila me talentin që e karakterizon na emocionoi me poezitë dhe recitimet e saj që përcolli tek ne. Festat e Nëntorit janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, pasi në këto festa kujtojmë luftëtarët që dhanë jetën e tyre për pavarsinë dhe çlirimin e vendit, kujtojmë të parët tanë që me gjakun e tyre sot jetojmë të lirë në vatanin tonë ndaj me mirënjohje të thellë nderojmë veprën e tyre. Pjesë e këtij aktiviteti ishin të ftuar edhe Drejtori i Shoqatës së të Burgosurve të Shqipërisë z.Fred Westerink, përfaqësuesi i Kishës Katolike Ardioqezës Metropolitano, Tiranë-Durrës Atë-Kreshnik Ivani së bashku me Rapsodin z.Gjergj Matoshi si dhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqipëtar z.Edi Kuçi.

Aktiviteti u shoqërua nga një atmosferë shumë e gëzueshme dhe festive, nën ritmet e këngëve patriotike dhe valleve popullore të tabanit. Ky aktivitet u mundësua nga Shoqata e të Burgosurve të Shqipërisë së bashku me OMEFI dhe me insistimin e mbështetjen e vazhdueshme të Drejtorit të Institucionit z.Seit Vuçaj dhe u moderua nga Përgjegjësi i sektorit të çështjeve shoqërore z.Elton Milo.