» Fëmijët janë gëzimi më i madh në jetë!
Postuar më: 20/03/2023

Fëmijët janë gëzimi më i madh në jetë!

Nje ditë ndryshe, plot emocione ishte dita e sotme për stafin e IEVP Rrogozhinë dhe për njërin nga të dënuarit, i cili festoi jashtë ambienteve të Institucionit ditëlindjen e djalit të tij.
Shkolla në bashkëpunim me stafin e IEVP -së Rrogozhinë dhe familjarët e të dënuarit bënë të mundur që fëmija të kalojë një ditëlindje të bukur, të veçantë me emocione dhe energji pozitive.