Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pati mundësinë të diskutojë dhe të marrë njohuri mbi programet e trajnimit për punonjësit e policisë së burgjeve me një nga ekspertet më të mira dhe me shumë eksperiencë të sistemit penitenciar amerikan, zj. Rebecca Fleis.
Trajnerët e Qendrës së Trajnimit prezantuan punën dhe eksperiencën e tyre në sistemin e burgjeve, ndanë problematikat dhe prezantuan nevojën e tyre për t’u njohur me praktikat më të mira në fushën e trajnimit të punonjësve në policinë e burgjeve, si dhe diskutuan idetë e tyre në lidhje me përmirësimin e programeve aktuale të trajnimeve.
Ekspertja amerikane e sistemit penitenciar në fushën e trajnimit të punonjësve të burgjeve, zj. Rebecca Fleis ndau me trajnerët e Qendrës së Trajnimit kurrikula të plota dhe modele të zhvillimit të programeve efektive për punonjësit e burgjeve, prezantime nga trajnime të ofruara në këtë sistem në Arizona dhe në Arabinë Saudite, si dhe dha sugjerime të vlefshme për formimin e një programi trajnimi efektiv në Shqipëri.
Zj. Fleis shprehu gadishmërinë për të ofruar “Trainim për Trajnerë” për trajnerët e Qendrës së Trajnimit, i cili do të vijë pas përfundimit të trajnimit të Menaxhimit të Emergjencave për stafin e burgjeve.
Duke e falenderuar zj. Rebecca për bashkëpunimin, Qendra e Trajnimit është bashkëpunuese, e hapur dhe novatore ndaj çdo projekti, prej të cilit përfiton zhvillim profesional punonjësi i policisë së burgjeve, që qëndron në fokusin e punës tonë.
*Rebecca Fleis, ekspertja amerikane, që kontribuon në përmirësimin e sistemit penitenciar në Shqipëri
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.