» Dy parodistët e Vlorës në burgun e Fierit
Postuar më: 01/06/2019

Dy parodistët e Vlorës në burgun e Fierit

Në këtë 1 Qershor, burgu i Fierit hapi dyert duke mirëpritur fëmijët e të dënuarve, me disa ceremoni festive që përveç lotëve të ribashkimit, prodhuan hare, buzëqeshje dhe gëzim.
Por, vogëlushët nuk ishin të vetmit që iu bashkuan kësaj feste, pasi ishin dhe paroditë e dy parodistëve të Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.
Pavarësisht se dy ditë më parë ata u tronditën nga humbja e të madhit Muhamet Liko, që së bashku me ta dhe Mane Lumanin krijonin kuartetin e quajtur “4 Parodistët e Vlorës”, duket se kanë kthyer dhimbjen në forcë për të qenë së bashku me vogëlushët simboli i haresë së 1 Qershorit në burgun e Fierit.